Dikur në foto si adhurues, sot Broja duartrokitet edhe nga “miti” John Terry

Nga A2 CNN
8 Tetor 2022, 23:39 | Futboll

Ishte vetëm 8-vjeç Armando Broja kur hynte në akademinë e Chelsea. Siç është traditë e klubeve britanike, edhe të vegjlit kanë mundësi të shijojnë dhe të takohen me yjet e ekipit, dhe shqiptari nga Malësia e Madhe ka një kujtim të bukur të asaj kohe me legjendën e klubit londinez, John Terry.

Sot pikërisht ish-kapiteni ka duartrokitur virtualisht Brojën në Instagramin e tij, pas golit të parë të shënuar në Stamford Bridge me Chelsea.

https://www.instagram.com/p/CjdtXshoqYu/

Nje aksion që tregon vërtetë potencialin e 21-vjeçarit, dhe që mori përgëzime në rrjetet sociale nga shumë futbollistë, duke filluar nga shokët e tij te Chelsea, si Mason Mount, por edhe nga Tammy Abraham i Romës, dhe shumë të tjerë.

Komplimentet e John Terry në Instagram

Padyshim një ditë speciale për Armandon, që feston edhe ditëlindjen e babait, të cilit i kushton golin.

https://a2news.com/2022/10/08/me-ne-fund-broja-gol-me-aksion-fantastik-te-shqiptarit-me-chelsea/

“Nuk kam fjalë për të përshkruar golin e parë me klubin e fëmijërisë time”, ishin fjalët e para të Brojës, ndërkohë që fansat vip dhe jo i bëjnë urimin më të bukur, “Qoftë i pari i shume të tillëve”.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos