As Juventus e as Manchester United, Haaland zyrtarizon transferimin te klubi i ri

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2019, 16:16 | Futboll
As Juventus e as Manchester United, Haaland zyrtarizon transferimin te klubi i

Erling Braut Haaland, 19-vjeçari nga Norvegjia, magjepsi klubet më të mëdha në Europë me paraqitjet e tij në këtë sezon.

28 gola dhe 7 asiste në 22 ndeshje me austriakët e RB Salzburg bënë që klubet më në zë të në Europë të kërkonin të nënshkruanin me norvegjezin.

Ditët e fundit u fol shumë se Haaland mund të kalonte te Manchester United, më pas te Juventusi, por në fund ishte Dortmundi që i mposhti të gjithë, duke nënshkruar me 19-vjeçarin një kontratë për 4 vite e gjysmë.

Skuadra gjermane publikoi edhe fotot e para nga prezantimi i futbollistit norvegjez, i cili vendosi rekorde edhe në Champions League, ku ka shënuar 8 gola në 6 ndeshje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos