As rozë as blu, bashkia që “vishet” me portokalli

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 04:28 | Politikë

Kur janë numëruar votat e 17 kutive nga 50 në total në bashkinë e Finiqit, edhe pse me rezultat të ngushtë, kandidati Romeo Çakuli, nga partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, është duke kryesuar.

Deri në orën 04:20, me 17 kuti të hapura, Çakuli ka marrë 835 vota. Leonidha Papa nga Partia Demokratike ka marrë 768 vota, ndërsa Leonidha Hristo nga koalicioni Bashkë Fitojmë ka marrë 645 vota.

Në këtë bashki, Partia Socialiste zgjodhi të mos kishte kandidat dhe vendosi të mbështeste Romeo Çakulin nga MEGA.

Megjithatë, duke pasur parasysh rezultatin e ngushtë dhe se janë hapur vetëm një e treta e kutive, mundësia që ky rezultat të ndryshoi është shumë e lartë.

Këtu mund të ndiqni rezultatet në kohë reale në të gjitha bashkitë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos