Berisha: Kongresi i PS ishte si kongres i Cosa Nostra. Rama pranoi që SPAK është pjellë e PS

Nga A2 CNN
15 Prill 2022, 12:14 | Politikë
Berisha: Kongresi i PS ishte si kongres i Cosa Nostra. Rama pranoi që SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se kongresi i Partisë Socialiste ishte si kongresi i mafias. “Ishte si një kongres i Cosa Nostra. Aty u caktuan killerët që do të lanin hesapet me kundërshtarët. Aty u përzgjodh skrapi, ata të cilët kanë pasur ndonjë vërejtje apo dyshim, duke e quajtur SPAK-un, si SPAK-u i partisë, u gjetën të zhgënjyer, në mënyrë të përsëritur”, tha Berisha në konferencë për mediat.

“Edi Rama, kreu i organizatës, u deklaroi se SPAK është vepër e PS-së. Është fëmija i saj, pjellë e saj dhe këtë ta dijë Shqipëria dhe bota. Në diktaturë institucionet quheshin si “armë” të partisë dhe diktaturës së proletariatit. Kreu i organizatës kriminale ngarkoi me detyrë “skap”-in e partisë. U tha se e do patjetër në burg Sali Berishën dhe në djall opozitën. Kuvende të tilla edhe Partia e Punës ka zhvilluar në 1948, 1956 dhe në vitet 1970, por kaq të paskrupullt jo, përpiqej të maskonte diçka”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/04/09/rama-apel-spak-te-hetoje-ish-kryeministrin-berisha-per-shpalljen-non-grata-nga-shba/

A2 CNN Livestream

Latest Videos