Kongresi i PS, Berisha: Njerëzit prisnin përgjigje për krizën e çmimeve, iu tha se do të ligjërohet narkoshteti

Nga A2 CNN
15 Prill 2022, 12:07 | Politikë
Kongresi i PS, Berisha: Njerëzit prisnin përgjigje për

Ish-kryeministri Sali Berisha, tha se vendimi më i rëndësishëm në kongresin e Partisë Socialiste ishte ligjërimi i narkoshtetit.

“Qytetarët prisnin nga kryeministri t’u thoshte se si do të përballohej rritja stratosferike e çmimeve, të ushqimeve naftës, ilaçeve... Një rritje e menjëhershme, jashtë gjitha shkaqeve reale, e diktuar tërësisht nga spekulimi dhe lidhja e spekulantëve me qeverinë. Nuk morën asgjë përgjigje...”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

https://a2news.com/2022/04/14/krasniqi-nuk-ishte-kongres-partie-por-administrate/

“Vërtet kongresmenët u ulët mbi dengje kashte, vërtet rrahin gjoksin, apo përgjërohen për fshatarët apo për të tjerët, por e vërteta është se kongresi i tyre, në vend të lajmeve të rëndësishme për lehtësimin e dhimbjeve të përditshme të qytetarëve, i informoi ata se narkoshteti ka vendosur të ligjërohen produktet e krimit. Ka vendosur të ligjërojë kanabisin. Gjithçka u bë që të mbulohet me retorikë, me dengje kashte, flakët e inceneratorëve, të mbulohet kjo aferë, në të cilën Edi Rama dhe të tjerët dalin si organizatë kriminale”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos