Asllani, e ardhmja duket zikaltër

Nga A2 CNN
14 Prill 2022, 08:22 | Futboll
Asllani, e ardhmja duket zikaltër

Kristjan Asllani është kthyer në një nga emrat më të lakuar në merkaton italiane. Talenti kuqezi po zhvillon një sezon fantastik me Empolin, duke u kthyer në një titullar të padiskutueshëm, ndërsa së fundmi ka marrë dhe një ftesë nga trajneri Edy Reja, ku u aktivizua në të dyja miqësoret e marsit, kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Kjo ka bërë që 20-vjeçari të zgjojë interes dhe te klube të mëdha europiane, si Milan apo Inter, ndërsa së fundmi listës së gjatë i është shtuar dhe Atalanta.

Për dy skuadrat nga Milano, agjenti i lojtarit tha se Asllani nuk do të transferohet në asnjë prej tyre, për shkak se ka nevojë të rritet akoma, ndërsa la të hapur çështjen Atalanta.

Sipas mediave italiane, Asllani ka dy emra në listë Bologna dhe Atalanta, dy skudra që po monitorojnë nga pranë situatën e Asllanit. Në fund, është lojtari ai që do të bëjë zgjedhjen se ku do të vijojë karrierën e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos