Kupa e Shqipërisë, Laçi në finalen e pestë brenda një dekade

Nga A2 CNN
13 Prill 2022, 17:07 | Futboll
Kupa e Shqipërisë, Laçi në finalen e pestë brenda

Laçi është një skuadër e ndërtuar për Kupën e Shqipërisë. Kurbinasit arritën finalen e trofeut, pas barazimit 1-1 në shtëpi me Teutën, ku avantazhit të miqve me Rubin Hebajn i’u përgjigjën me golin e Akiniemi.

Kaq i mjaftoi bardhezinjve të kualifikoheshin në aktin final të trofeut, pas fitores 2-1 në gjysmëfinalen e parë të luajtur në Durrës.


Për Laçin kjo është hera e pestë që do të luajnë në finalen e Kupës së Shqipërisë në dekadën e fundit. Në sezonin 2012-2013 dhe 2014-2015, kurbinasit janë shpallur fitues të trofeut, i cili garanton një biletë në kupat e Europës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos