Kupa e Shqipërisë, Vllaznia dhe Partizani për një biletë. Teuta në Laç për sezonin

Nga A2 CNN
13 Prill 2022, 11:55 | Futboll
Kupa e Shqipërisë, Vllaznia dhe Partizani për një

Dy bileta për në finalen e 31 majit. Këtë të mërkurë, do të luhen dhe duelet e kthimit të gjysmëfinaleve në Kupën e Shqipërisë.

Vllaznia-Partizani do të luajnë çdo llogari në “Loro Boriçi”, pasi dueli i parë në Elbasan përfundoi me rrjeta të paprekura. Të kuqtë e kryeqytetit kanë që në vitin 2020 pa fituar në Shkodër, por kjo nuk e tremb aspak teknikun e kuq, Dritan Mehmeti, i cili u shpreh se Partizani ka të gjitha mundësitë për t’u kualifikuar.

“Duke pasur parasysh të gjithë faktorët, mendoj se në një stadium të tillë është një kënaqësi të luash. Mendoj që do të jetë një ndeshje që do të ketë dhe tensionin brenda, për sa i përket mënyrës se si do ta perceptojnë lojtarët. Mendoj se miti “jashtë fushës” ka rënë edhe mendoj që arena e Shkodrës do të jetë një kënaqësi. Të dyja skuadrat do të nisen të barabarta. Do të fitojë më i miri”, tha Mehmeti.

Nga ana tjetër, dy nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës së Vllaznisë, kapiteni Erdenis Gurishta dhe mesfushori Ardit Krymi premtuan se do të japin maksimumin.

Në gjysmëfinalen tjetër, Laçi pret Teutën në shtëpi. Pas disfatës 2-1 në “Niko Dovana”, durrsakët e shohin veten me një këmbë jashtë këtij trofeu, megjithatë vetëm nga rëndësia që merr kjo ndeshje për bregdetarët, çdo gjë mund të ndodhë.

Të dyja sfidat janë të programuara këtë të mërkurë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos