Chelsea shumë pranë mrekullisë, Benzema konfirmohet si heroi i Real Madrid

Nga A2 CNN
12 Prill 2022, 23:46 | Futboll
Chelsea shumë pranë mrekullisë, Benzema konfirmohet si heroi i

Real Madrid është skuadra e dytë gjysmëfinaliste e Champions League për këtë sezon, pasi eliminoi Chelsea-n.

Madrilenët vinin të qetë në sfidën e Bernabeu-t, pasi fitores 3-1 në Londër javën e kaluar, por u shtangën nga miqtë të cilët realizuan 3 gola, fillimisht me Mount në të 15' e më pas me Rudiger dhe Werner në pjesën e dytë.

Por kur duheshin edhe 10 minuta nga fundi i takimit, Rodrygo përfitoi nga një pasim i shkëlqyer i Modric dhe shkurtoi diferencën, duke e çuar ndeshjen në shtesë.

Në minutën e 96, heroi i Stamford Bridge, Benzema, realizoi një gol vendimtar me kokë nga brenda zonës - të katërtin për të në të dy sfidat - dhe i dha skuadrës së tij kualifikimin.

Më herët Villarreal eliminoi Bayern München, duke barazuar 1-1 në Mynih, pas fitores 1-0 në Spanjë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos