
Në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar një vdekje nga koronavirusi.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se bazuar në 3025 testime, janë shënuar edhe 28 raste të reja pozitive me Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 133 pacientë, ndërsa raste akive janë 2487.
Që prej rasteve të para me Covid-19, Kosova ka regjistruar në total 107.382 raste me COVID-19, prej të cilëve kanë ndërruar jetë 2.243 qytetarë. (A2 Televizion)