Prezantohet Gattuso: Napoli duhet të luftojë për një vend në Champions

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2019, 08:18 | Futboll
Prezantohet Gattuso: Napoli duhet të luftojë për një vend

Gennaro Gattuso është zyrtarisht trajneri i ri i Napolit. Ish-futbollisti dhe trajneri i Milanit, u prezantua të mërkurën në ambientet e klubit napoletan, ndërsa nisi menjëherë punën me skuadrën në prag të ndeshjes ndaj Parmës në kampionat.

“Të rekuperojmë sa më shumë pikë në mënyrë që të jemi në garë për një vend në Champions”, tha Gattuso në konferencën e prezantimit.

Ai shtoi se e ka shumë të qartë se ka marrë përsipër një përgjegjësi shumë të madhe, por theksoi se nuk është aspak i trembur nga aventura e re.

“E dashuroj detin dhe e di që jam futur në një det shumë të madh. Nëse nuk bëj kujdes, rrezikoj të mbytem, por nuk kam frikë”, deklaroi Gattuso.

Gennaro Gattuso do të zërë vendin e Carlo Ancelottit, i cili u shkarkua nga presidenti De Laurentis për rezultatet e dobëta të skuadrës gjysmën e parë të sezonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos