Atalanta e Gjimshitit bën mrekullinë në Champions

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2019, 20:51 | Futboll
Atalanta e Gjimshitit bën mrekullinë në Champions

Dukej sikur ëndrra e ekipit italian të Atalantës, për të kaluar në raundin e dytë të Champions League, kishte përfunduar pas rezultateve zhgënjyese që kishte marrë në 3 ndeshjet e para të grupit, por djemtë e Gasperinit besuan deri në fund dhe ia arritën të bëjnë mrekullinë.

Zikaltërit kaluan në raundin tjetër të Champions, pasi mundën jashtë fushës së tyre ukrainasit e Shakhtar Donetske me rezultatin 0-3, gola të cilët u shënuan në pjesën e dytë të takimit.

Ekipi italian ishte vendosur mirë në fushë dhe priti momentin e duhur për të rrëzuar në tapet Shakhtar në minutën e 66 të takimit me një gol të shënuar nga Castagne. 14 minuta më vonë erdhi dhe dyfishimi i rezultatit me anë të Luc Castagne. Goli i tretë u shënua nga Gosens në minutën e 95.

Atalanta i duhej për të kaluar turin dhe humbja e Dinamos së Zagrebit në shtëpi përballë Manchester City-t të kualifikuar dhe britanikët iu bën një dhuratë italianëve duke i mundur kroatët me rezultatin 1-4. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos