
Juventusi e ka mbyllur me fitore fazën e grupeve të Champions League duke mundur në transfertë ekipin e Bayer Leverkusen me rezultatin 0-2.
Për të kaluar në avantazh bardhezinjtë mendoi Cristiano Ronaldo, i cili në këtë kompeticion duket me një marsh më shumë krahasuar me Serie A. Goli i dytë u shënua nga Higuain në minutën e 92
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Atletico Madrid fitoi përballë Lokomotivës së Moskës me rezultatin 2-0, duke u renditur e dyta, pas “Zonjës së Vjetër”.
I treti në grup u rendit Bayer Leverkusen, i cili do të vijojë aventurën europiane në Europa League. (A2 Televizion)