Atalanta kapitullon në fund me Realin, City pa probleme në Gjermani

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2021, 23:24 | Futboll
Atalanta kapitullon në fund me Realin, City pa probleme në Gjermani

Përfundon me rezultatin 0-1 ndeshja ndaj Atalantës dhe Realit të Madridit, ku “Los Blancos vuajtën shumë për të mposhtur italianët , që për më shumë luanin në 10 për kartonin e kuq të marrë nga Freuler në minutën e 17 .

Gjithsesi italianët duket sikur nuk treguan asnjë shenjë  inferioriteti ndaj 13 herë kampionëve. Ndëshkimi erdhi i hidhur për ekipin ku luan kuqeziu Gjimshiti, atëherë kur pritej vetëm fishkëllima e arbitrit.

Ishte minuta e 86 kur Mendy gjen një predhë të pakapshme për portierin Gollini. Gjithsesi, historia  e kualifikimit, metët ende për t’u shkruar.

Në ndeshjen tjetër, Manchester City nuk pati probleme të mëdha në Monchengladbach për të mposhtur Borussian, 0-2, me golat e Bernardo Silva dhe Gabriel Jesus, një për çdo pjesë loje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos