"Lindja e një legjende", Netflix realizon film për yllin e futbollit

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2021, 13:36 | Futboll
"Lindja e një legjende", Netflix realizon film për yllin e

Një film që protagonist kryesor ka legjendën e futbollit botëror, Pele. Ish-ylli brazilian do të jetë fokusi i dokumentarit që do të shfaqet së shpejti në Netflix, me titullin “Lindja e një Legjende”.

Filmi fokusohet në periudhën e lavdishme mes vitit 1958 dhe 1970 kur Brazili arriti të fitojë 3 nga 4 kampionatet botërore të zhvilluara.

Projekti i gjigantëve të kinematografisë do të ketë në qendër jetën dhe karrierën e Pele, kryesisht në 1970-n pas triumfit në Meksikë, periudhë e cila shënoi edhe titullimin e brazilianit, si më i miri i të gjitha kohërave.

Filmi 108 minuta i gjatë, shmang krahasimin me Maradonën, Messin apo Ronaldon që janë cilësuar si rivalët e tij, ndërsa do të shfaqet për herë të parë më 23 prill të këtij viti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos