
Nata e Champions League u karakterizua nga fitorja e thellë 1-4 e kampionëve në fuqi të Bayern Munich në Romë, me bavarezët që praktikisht kanë "hipotekën" mbi kualifikimin në çerekfinale.
Ndeshja vendoset qysh në pjesën e parë, me Lewandoski që shënon në minutën e 9-të, dyfishimin e talentit 17- vjeçar Musiala në të 24-ën dhe golin e Sane në fund të 45 minutave.
Pjesa e dytë fillon me autogolin e mbrojtësit Acerbi, një nga gabimet e shumta në mbrojtje për kryeqytetasit italianë, që gjetën golin e nderit me Correa.
Në ndeshjen tjetër, e luajtur në Bukuresht për shkak të masave strikte në Britaninë e Madhe ndaj pandemisë, Chelsea mposhti Atletikon e Madridit falë golit të Giroud, duke parë me pozitivitet kthimin. (A2 Televizion)