
Armando Sadiku nuk ndalet dhe konfirmon se mund të bëjë mirë edhe në Amerikën Latine, pas transferimit te Bolivar.
29-vjeçari shënoi në testin që ekipi nga Bolivia zhvilloi gjatë fazës përgatitore në Belo Horizonte përballë America Minas Gerais, skuadër e Serisë B braziliane.
Sadiku realizoi në minutën e 52-të të ndeshjes, duke barazuar shifrat në 1 me 1, rezultat që nuk ndryshoi deri në fundin e lojës. Ky ishte goli i tretë për bomberin kuqezi me skuadrën e Bolivar, pas dy rrjetave të realizuara në ndeshjen e parë miqësore që luajti menjëherë pasi zbarkoi në Bolivi. (A2 Televizion)