Atentanti ndaj biznesmenit, në burg 4 të dyshuarit. Një sms "tradhton" vëllezërit Hoxha

Nga A2 CNN
23 Tetor 2020, 17:09 | Kronikë
Atentanti ndaj biznesmenit, në burg 4 të dyshuarit. Një sms

Gjykata e Tiranës la në burg katër personat e arrestuar si autorë të atentatit të dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima.

Të dyshuarit Grid Leno, Mariglen Matohiti dhe Albin e Enea Hoxha mohuan akuzën, duke pretenduar se nuk kishin lidhje me ngjarjen.

Ndërsa prokuroria pretendon se i ka identifikuar ata nga pamjet e kamerave të sigurisë, si edhe ka mundur të zbulojë një komunimim me sms mes dy vëllezërve Hoxha me tekst “Dole huq”.

Jashtë sallës së gjyqit, bashkëshortja e Grid Leno dhe motra e Mariglen Matohitit përjashtoi familjarët nga ngjarja. Sipas saj, bashkëshorti dhe vëllai kishin qenë në një restorant ekzaktësisht në kohën kur u tentua sulmi ndaj biznesmenit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos