Tentativa për atentat ndaj biznesmenit, dëshmia e familjares së të arrestuarve: Ishin në restorant

Nga A2 CNN
23 Tetor 2020, 14:14 | Kronikë
Tentativa për atentat ndaj biznesmenit, dëshmia e familjares së

Bashkëshortja e Grid Lenos dhe motra e Mariglen Matohitit, dy të arrestuar për atentatin e mbetur në tentativë ndaj biznesmenit, Andon Dhima, mohon akuzat e ngritura ndaj familjarëve të saj.

Sipas Greta Lenos, mbrëmjen e ngjarjes, bashkëshorti dhe vëllai i saj kanë qenë në një restorant të familjes dhe për këtë zotëron pamje filmike. Leno pretendon se bashkëshorti i saj është dhunuar nga punonjësit e policisë në momentin e arrestimit.

Ndërkohë, këtë të premte, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Grid Leno, Albin Hoxha, Maringlen Matohiti dhe Enea Hoxha, të cilët akuzohen për “vrasje të mbetur në tentativë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos