Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, te “tregu i makinave”, në Shënvlash, ku 2 vëllezër janë vrarë me armë zjarri, në atentat.
Mësohet se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një makine, me targa AA716ZZ. Viktimat janë Besmir Haxhija dhe vëllai i tij Viktor Haxhija, banues në Spitallë. Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta.
Forca të shumta policie po krehin zonën, ndërkohë që në hyrje-daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë kontrolle të shumta të personave dhe automjeteve që lëvizin. Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mburritur Forcat Speciale RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës.
Deklarata e policisë
Më datë 27.04.2020, rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur "tregu i makinave" , Shënvlash, në rrethana ende të paqarta kanë humbur jetën në një mjet dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit shtetasit V.H dhe M.H (vëllezër ) .
Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë që në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë kontrolle të shumta të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë.
Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mburritur Forcat Speciale RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës.
Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. (A2 Televizion)