Fier, polici i Roskovecit godet makinën dhe konfliktohet me një person, pezullohet nga detyra

Nga A2 CNN
25 Prill 2020, 22:09 | Kronikë
Fier, polici i Roskovecit godet makinën dhe konfliktohet me një

Një skenë e pazakontë ka ndodhur sot në Fier, në afërsi të sheshit qendror të qytetit, ku një punonjës policie me inicialet A.B. është përballuar fizikisht me një shtetas dhe ka goditur automjetin e këtij të fundit me sende të forta.

Sipas dëshmive, konflikti ka nisur për motive të dobëta dhe jo për shkak të detyrës.

Pas ndërhyrjes së patrullës është bërë shoqërimi i menjëhershëm i efektivit në Komisariatin e Policisë Fier, dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezulloi menjëherë nga detyra efektivin, punonjës i  patrullës në Roskovec, ndërkohë që Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos