
Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, finalizoi me sukses një operacion antidrogë, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.
Në kuadër të operacionit “Ramica”, policia zbuloi 16 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe fara kanabisi në banesën e shtetasit S.G. në fshatin Ramicë.
Materialet në ngarkim të shtetasit S.G. i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". (A2 Televizion)