Atentat në Elbasan, 1 i vdekur dhe 1 e plagosur

Nga A2 CNN
11 Maj 2021, 20:22 | Kronikë

Një person ka humbur jetën dhe 1 tjetër ka mbetur e plagosur si pasojë e një atentati me armë në qytetin e Elbasanit.

Sipas të dhënave paraprake, është qëlluar me armë ndaj një makine në zonën e Fushë Mbretit.

Viktima është shtetasi Everest Caka, ndërkohë që e plagosur ka mbetur bashkëshortja e tij Silvana Caka që ndodhej në makinë.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes. (A2 Televizion)

Viktima Everest Caka dhe bashkëshortja e tij, e cila mbeti i plagosur
https://a2news.com/2021/05/11/gjendet-nje-makine-e-djegur-ne-kavaje-dyshohet-se-u-perdor-ne-vrasjen-e-elbasanit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos