Atentatet me snajper në Shqipëri, nga ekzekutimi brenda burgut 313 te tentativa ndaj Çapjes

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 19:43 | Kronikë
Atentatet me snajper në Shqipëri, nga ekzekutimi brenda burgut 313 te

Ilir Bardhi u ekzekutua me snajper brenda qelisë së tij në burgun 313 në Tiranë. Snajperi ishte vendosur në dritaren e një pallati pranë godinës së burgut, gati 200 metra larg në vijë ajrore. Bardhi ishte arrestuari si i dyshuar për një vrasje të dyfishtë.

Plumbi i një snajperi i mori jetën në oborrin e banesës së tij në Shkodër 51-vjeçarit Xhabir Shega në qershor 2015. Sipas policisë, qitësi ishte pozicionuar në kodrën e Kalasë së Rozafës. Viktima i kishte mbijetuar një tjetër atentati me snajper një vit para ngjarjes.

Në qershor 2017 u regjistrua një tjetër atentat me snajper drejt një të parabugosuri. Arma e saktësisë së lartë u shkreh nga kodra pranë burgut të Vaqarrit. Sipas hetimit, shënjestër e atentatit ishte Gazmir Daci, por i plagosur mbeti kosovari Lili Dule.

Një ekzekutim tipik mafioz me snajper ishte ai i biznesmenit Kastriot Reçi në Rrëshen në janar 2020. Biznesmeni u qëllua me plumb në zemër teksa po ecte në qendrën e qytetit. Killeri ishte vendosur në katin e fundit të një pallati 9-katësh, ku sipas dëshmitarëve ishte futur i maskuar si grua. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos