Atentati me eksploziv në Vlorë, 33-vjeçari sapo parkoi makinën e blinduar

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2021, 17:38 | Kronikë
Atentati me eksploziv në Vlorë, 33-vjeçari sapo parkoi

Detaje të reja janë publikuar nga atentati me eksploziv i ndodhur pasditen e së dielës në Vlorë, ku mbeti i plagosur rëndë shtetasi Indrit Sadedinaj.

33-vjeçari ka parkuar makinën e tij të blinduar në garazhin e pallatit, ndërsa ka mbyllur qepenin dhe ka dalë. Në dalje të  garazhi, para se të hynte në pallat eksplozivi i vendosur në një qeskë plastike të zezë ka shpërthyer.

Nga shpërthimi 33-vjeçari ka dëmtuar rëndë këmbët dhe pas një ndërhyrjeje në spitalin e Vlorës është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e traumës.

Dyshohet se shpërthimi është filmuar nga kamerat e sigurisë nga vetë 33-vjeçari si dhe kamerat e një supermarket aty pranë. Autoritet dyshojnë se atentatori ka qenë jo më larg se 200 m larg vendit të ngjarjes, ndërsa eksplozivi dyshohet se ka qenë një mekanizëm me telekomandim.

Sadedinaj është prind i një fëmije të mitur. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/19/shperthim-eksplozivi-ne-vlore-ne-gjendje-te-rende-nje-33-vjecar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos