
Policia e Tiranës njofton se finalizoi me sukses një operacion kundër shrytëzimit për prostitucion, në fund të të cilit u bë i mundur arrestimi i një 26 vjeçari dhe një të moshuari.
26-vjeçari V.Gj. dyshohet se shfrytëzonte bashkëshorten për prostitucion, duke ushtruar dhunë ndaj saj, ndërsa 70-vjeçari P.O. gjente klientët dhe vinte banesën në dispozicion për të ushtuar prostitucionin.
Nga veprimet e mirorganizuara operative dhe hetimore të specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, u arrit të zbulohet dhe të dokumentohet plotësisht ngjarja, nga e cila rezulton se 27-vjeçarja shfrytëzohej për prostitucion nga bashkëshorti i saj, shtetasi V. GJ., i cili e dhunonte, si dhe nga shtetasi P. O.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme. (A2 Televizion)