
Gjykata e Posaçme vendosi të vazhdojë masën e sigurisë “arrest në burg”, të caktuar në mungesë në maj të vitit 2018 për Gjergji Kohilën, ish-zyrtarin e Policisë së Vlorës, i bashkëpandehur në një proces të veçuar me ish-ministrin Saimir Tahiri.
Kohila doli për herë të parë para gjykatës, pasi ai qëndroi në arrati për më shumë se 3 vite, derisa u vetëdorëzua këtë të enjte në Policinë e Tiranës.
Dy javë më parë Kohila u fajësua për akuzën e “trafikut të narkotikëve” dhe “grupit të strukturuar kriminal” dhe u dënua me 8 vite burg.
Çështja ndaj tij dhe ish-zyrtarit tjetër të Policisë së Vlorës, Sokol Bode, u veçua fillimisht nga ish-ministri Tahiri dhe ish-shefi i policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Më pas, ai u gjykua veçmas edhe nga Sokol Bode, i cili vijon të jetë në arrati.
Nga ana tjetër, Tahiri dhe Çela të fajësuar vetëm për “shpërdorim detyre” këtë të hënë presin të nisin rigjykimin e tyre në Apelin e Posaçëm. (A2 Televizion)