Zhduket e mitura në Elbasan, nëna bën kallëzim në polici

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2021, 10:56 | Kronikë
Zhduket e mitura në Elbasan, nëna bën kallëzim në

Një nënë është paraqitur e alarmuar në policinë e Elbasanit ditën e shtunë ku ka kallëzuar largimin nga banesa të vajzës së saj të mitur.

Shtetasja M. K., banuese në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan është shprehur përpara efektivëve të policisë se kishte humbur kontaktet me vajzën e saj të mitur E.K. dhe nuk e dinte se ku ndodhej ajo.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që ka nisur puna për gjetjen e të miturës dhe zbulimin e shkaqeve që e detyruan të largohej nga banesa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos