Kërkoi kthim në detyrë, ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Tushe tërhiqet nga padia në Kushtetuese

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2021, 18:05 | Kronikë
Kërkoi kthim në detyrë, ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Tushe

Fatos Tushe, ish-kryebashkiaku i Lushnjës, i arrestuar nga SPAK për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre” heq dore nga përballja me qeverinë në Gjykatën Kushtetuese.

Tushe iu drejtua Kushtetueses ku kërkoi shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 6 korrik për shkarkimin e tij nga detyra.

Kërkesa e tërheqjes nga ankimi është depozituar në sekretarinë e Kushtetueses nga përfaqësuesit ligjorë të ish-kryebashkiakut, ku Tushe pohon vullnetin e tij për të mos vijuar më shqyrtimin e çështjes.

Tushe dhe disa vartës të tij qëndrojnë në paraburgim prej korrikut të këtij viti, kur u prangosën nga SPAK, pasi dyshohet të ketë abuzuar me një tender me vlerë 23 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali kullues.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos