Po vidhnin në banesë, arrestohen në flagrancë dy persona

Nga A2 CNN
3 Qershor 2019, 17:05 | Kronikë
Po vidhnin në banesë, arrestohen në flagrancë dy persona

Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Vëzhgimi”, duke arrestuar në flagrancë dy persona teksa po tentonin të vidhnin një banesë në Kavajë.

Policia ka bërë të ditur se dy personat N.,R 33 vjeç, banues në Kavajë dhe A.H.,37 vjeç banues po në Kavajë, janë mbajtur në vëzhgim pas informacioneve dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, dy personat janë vënë në pranga në flagrancë në banesën e shtetasit A.M, ku kishin hyrë për të vjedhur shtetasit.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se janë zbardhur 4 vjedhje të tjera të ndodhura më parë, ku dyshohet se janë kryer nga këta dy shtetas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos