I dënuar për vrasje të trefishtë në vitin ’93, arrestohet në Itali

Nga A2 CNN
3 Qershor 2019, 15:40 | Kronikë
I dënuar për vrasje të trefishtë në vitin ’93,

Një shqiptar është arrestuar në Itali dhe do të ekstradohet në vendin tonë, ku është dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje të kryer në vitin 1993.

Pas operacionit “Wanted 3” të kryer në bashkëpunim mes Interpol Tirana dhe Interpol Roma, Bardh Lula (Luli), i shpallur në kërkim, është vënë në pranga. Ai jetonte i fshehur në vendin fqinj, me dokumentacion të falsifikuar si shtetas boshnjak

Lula ishte dënuar nga Gjykata e Lezhës në vitin 1996 për vrasjen e tre personave në vitin 1993, shtetasit N.L., P.L. dhe M.L., për motive të dobëta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos