Cikalleshi gol, Al Khaleej beson te mbijetesa

Nga A2 CNN
3 Maj 2023, 10:07 | Futboll
Cikalleshi gol, Al Khaleej beson te mbijetesa

Sokol Cikalleshi vijon të shënojë me përpikëri mbresëlënëse në Arabinë Saudite. Falë sulmuesit shqiptar, skuadra e Al Khalej beson te mbijetesa, për të realizuar atë që ishte objektivi madhor i këtij sezoni.

32-vjeçari shënoi edhe në sfidën e javës së 25-të kundër Al-Etifaq. Cikalleshi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 34-t, duke shënuar me penallti.

Ajo ishte rrjeta e nëntë sezonale për kuqeziun. Në fund Al-Khalej triumfoi me rezultatin 2-1 dhe iu largua përkohësisht zonës së rënies nga kategoria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos