Interi fiton dhe “numëron” ditët, Juve rrezikon zonën Champions

Nga A2 CNN
25 Prill 2021, 17:18 | Futboll
Interi fiton dhe “numëron” ditët, Juve rrezikon zonën

Interi fiton në fund me Veronën dhe  i mbetet vetëm të numërojë ditët për triumfin në kampionat.

Protagonisti i ndeshjes është mbrojtësi Matteo Darmian, i cili shpërblen Interin ndoshta përtej meritave, me miqtë që bindën më shumë . Kjo ishte fitorja e 13-të radhazi në shtëpi  e djemve të Contes, dhe me 5 ndeshje nga fundi largohet me 13 pikë nga Milani, që do të ndeshjet me Lazion.

Ndërkohë, Juventusi humb pikë të vyera për Champions, duke barazuar 1-1- në Firence. Djemtë  e Pirlos shkojnë në dizavantazh falë penalltisë së realizuar nga talenti serb Vlahovic, të cilit i përgjigjet pak sekonda nga fillimi pjesës së dytë Alvaro Morata.

Me barazimin, tashmë Juventus rrezikon edhe vendin e katërt, me Napolin që pret “dhurata” të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos