
Tirana ka fituar në Durrës ndaj Teutës, me rezultatin e pastër 0-2, duke i bërë nder Vllaznisë dhe Partizanit, që me fitoret respektive ngjiten në krye të klasifikimit, me 53 pikë.
Batha dhe Hoxhallari shënuan në 10 minutat e fundit të ndeshjes, për t’i dhënë 3 pikë bardhebluve, të cilët renditen në vendin e pestë, me 46 pikë.
Ndërkohë, Partizani shkatërroi 4-0 Kukësin, falë golave të Asanit, Cinarit, Juniorit dhe Malës. (A2 Televizion)