Titulli kampion duhet të presë, Bayern Munchen “shtyn” festën

Nga A2 CNN
24 Prill 2021, 18:13 | Futboll
Titulli kampion duhet të presë, Bayern Munchen “shtyn”

Bayern Munchen shtyn festën e titullit kampion, pas humbjes në fushën e Mainz me rezultatin 2-1.

Bavarezët rigjetën polakun Robert Lewandowski, i cili u kthye nga dëmtimi që e la jashtë supersfidave të Champions League ndaj PSG, por kjo nuk mjaftoi për të mundur Mainzin, që me këtë fitore pothuajse e ka siguruar mbijetesën në Bundesligë.

Burkardt zhbllokoi shifrat që në minutën e 3-të, ndërkohë që suedezi Quaison shënoi edhe të dytin për Mainz në minutën e 37, duke e çuar skuadrën e tij në pushim në avantazhin e dy golave.

Lewandowski shënoi golin e tij të 36 në kampionat, por që ekipit nuk i vlejti, vetëm në minutën e katërt të ndeshjes.

Ndërkohë, Borussia Dortmund mori një fitore shumë të rëndësishme në garën për një vend në zonën Champions, pasi mposhti një rival direkt si Wolfsburg, në transfertë. Haaland me dy gola vulosi suksesin 0-2 të verdhezinjve dhe diferenca mes këtyre dy ekipeve, kur duhen edhe 3 javë nga fundi, është vetëm dy pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos