Barazimi i dytë pa gola në 3 ndeshjet e fundit, Real sheh titullin të zvenitet

Nga A2 CNN
24 Prill 2021, 22:54 | Futboll
Barazimi i dytë pa gola në 3 ndeshjet e fundit, Real sheh titullin

Real Madrid ka barazuar për herë të dytë në tre ndeshjet e fundit me rezultatin 0-0, duke zbehur shpresat për mbrojtjen e titullit kampion në Spanjë.

Ekipi i Zinedine Zidane nuk arriti dot të shënonte ndaj Betis, duke përsëritur rezultatin që mori para 6 ditësh ndaj Getafe.

Ky barazim bën që Reali të qëndrojë 2 pikë larg kryesuesit Atletico Madrid, me një ndeshje më shumë se bardhekuqtë, dhe vetëm 3 pikë para Barcelonës së vendit të tretë, por me katalanasit që kanë dy ndeshje më pak sesa madrilenët.

Interesant është fakti se ky ishte barazimi i pestë radhazi për Betis. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos