Atmosfera para derbit, festë në Tiranë

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2019, 16:50 | Futboll

Derbi i radhës i kryeqytetit, Partizani-Tirana, do të mbahet mend gjatë, pasi është ndeshja e parë që do të luhet në stadiumin e ri Kombëtar. Stadiumi pritet të jetë me kapacitet të plotë, 22 mijë e 500 tifozë, duke vendosur edhe një rekord për shikueshmërinë e një ndeshje të kampionatit shqiptar.

Në anën tjetër, disa orë para nisjes së ndeshjes, tifozët janë grumbulluar me koret e tyre karakteristike në mbështetje të skuadrave.

Tifozët e Tiranës ishin ata që u mblodhën më herët në sheshin "Skënderbej", për të marshuar në drejtim të “Nënë Terezës” para se të futen në stadium. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/12/13/derbi-i-kryeqytetit-pamje-brenda-stadiumit-kontrolle-me-qen-nga-policia/

A2 CNN Livestream

Latest Videos