
“Dua të luaj së bashku me Dybala dhe Higuain”.
Mesazhi i Cristiano Ronaldos nuk le vend për interpretime, ndërsa portugezi i kaloi topin trajnerit Maurizio Sarri në deklaratat e tij të fundit.
“Kur luajmë të tre së bashku ka gjithmonë rezultat. Më pëlqen të luaj së bashku me Dybala dhe Higuain. Kënaqemi shumë në fushë, por vendimet i takojnë trajnerit dhe ne duhet t’i respektojmë. Nuk mund ta mohoj që argëtohemi kur jemi të tre në fushë”, ishin fjalët e portugezit që shkojnë si sugjerim në drejtim të teknikut italian, i cili, të paktën për momentin, nuk ka ndërmend të ndryshojë skemat e tij. (A2 Televizion)