
Policia e Tiranës ka publikuar masat që ka marrë për garantimin e mbarëvajtjes së derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, ndeshje që do të luhet këtë të premte në orën 19:00 në stadiumin e ri.
Me anë të një njoftimi për mediat, Policia e Tiranës thekson se disa rrugë në kryeqytet do të bllokohen: “Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e qarkullimit të mjeteve nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, në segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara:
- Sheshi “Nënë Tereza”;
- Pjesë të segmentit të rrugës “Lek Dukagjini”;
- Rruga “Dervish Hima”;
- Përreth stadiumit “Air Albania” ;
- Do të kufizohen rrugëkalimet gjatë kohës së kalimit të tifozëve të Partizanit dhe Tiranës”.
Policia kërkoi edhe mirëkuptimin e tifozëve të Partizanit dhe Tiranës që të zbatojnë kërkesat e mëposhtme:
- Tifozët e Sport Klub Partizanit do të grumbullohen tek 21 Dhjetori dhe do të kalojnë në itinerarin për tek stadiumi “Air Albania” nga:
- 21 Dhjetori;
- ura “Vasil Shanto”;
- kryqëzimi i rrugës “Komuna e Parisit”,
- rruga “Sulejman Delvina”;
- Libri Univeristar;
- Presidenca drejt për tek COIN;
- Hyrjet tek tribuna N dhe E të stadiumit dhe anasjelltas;
- Tifozët e Klub Sport Tirana do të grumbullohen te Teatri i Kukullave dhe do të kalojnë në itinerarin për tek stadiumi “Air Albania” nga;
- Ministria e Brendshme, Pedonalja;
- rruga “Xhorxh Bush”;
- Ura e Elbasanit, rruga e “Elbasanit”;
- Ambasada e SHBA-së;
- Kthim në rrugën “Dervish Hima;
- Kthim në rrugën “Sheh Ahmet Pazari”;
- Tribuna “S” dhe kthim anasjelltas;
Sipas policisë, “do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (si armë apo lëndë piroteknike etj.). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi. Nuk do të lejohen të futen në stadium fëmijët nën moshën 16 vjeç pa praninë e prindërit apo kujdestarit. (A2 Televizion)