Përcaktimi i çuditshëm i Villas-Boas për Porton e tij: Ishte ekip pornografik

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2019, 12:15 | Futboll
Përcaktimi i çuditshëm i Villas-Boas për Porton e tij:

Andre Villas-Boas, aktualisht trajner i Marsejës, zhvilloi një sezon historik në 2010-2011, duke fituar me Porton 3 tituj: Europa League, kampionat portugez dhe Kupën e Portugalisë.

I pyetur për atë skuadër të jashtëzakonshme, ku luanin talente si James Rodriguez apo Radamel Falcao, portugezi zgjodhi një mbiemër shumë të çuditshëm për ta përshkruar.

“Ishte një ekip pornografik. Kisha Hulk, Falcao, James, Moutinho, Otamendi… ishte një nga ekipet më të mirë në botë. Kur shikon karrierën që kanë pasur këta lojtarë, e kupton që ishte grup i pabesueshëm”, tha Villas-Boas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos