Audiopërgjimi i Lames, reagon Tabaku: Dëshmi e blerjes së votave. Rama e ndjen humbjen

Nga A2 CNN
20 Prill 2021, 19:38 | Politikë
Audiopërgjimi i Lames, reagon Tabaku: Dëshmi e blerjes së votave.

Për audiopërgjimin e kreut të Kadastrës, Artan lame ka reaguar edhe kandidatja demokrate për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, Jorida Tabaku. Ajo e ka cilësuar tronditëse kasetën e publikuar sot në media, ku Lame dëgjohet të instruktojë stafin e tij që të shtyjë dhënien e përgjigjes negative për legalizimet, në mënyrë që njerëzit e zhgënjyer të mos votojnë për “palën tjetër”. Sipas Tabakut, kjo dëshmon blerjen e votave dhe vjedhjen e zgjedhjeve në Shqipëri.

“Kaseta e publikuar sot në media duhet të tronditë këdo që do një Shqipëri demokratike, këdo që nuk do të kthehet në ditët e errëta të Shqipërisë. Sot kemi një dëshmi nga një zyrtar i vjetër i Partisë Socialiste për kontaktin e tij të drejtpërdrejtë me kryeministrin Edi Rama se si të blejnë votat me parave dhe përfitimeve financiare, duke u synuar të vjedhin zgjedhjeve në Shqipëri. Ndërkohë që mbajmë mend lloj-lloj mashtrimesh prej tij gjithë viteve që ka në politikë, ai tani synon të mashtrojë votuesit teksa u bën premtime që nuk do t'i mbajë.  Fatkeqësisht kjo është vetëm një hallkë në zinxhirin e gjatë të veprimeve të tij korruptive dhe anti-demokratike, që ai po e zhvillon në terren, me synimin që të vjedhë zgjedhjet”.

Tabaku thekson se Rama e ndjen që do të humbë dhe e vetmja gjë që i ka mbetur është përpjekja për të vjedhur zgjedhjet.

“Edi Rama e ndjen, ashtu si edhe ne, rrahjen e zemrës së një populli që do të ndryshojë, që do shpresë për ta zëvendësuar regjimin e tij të kalbur që ka sjellë veç vuajtje.  Edi Rama i lexon sondazhet dhe e shikon fitoren e thellë që po afron të koalicionit për ndryshim, dhe Rama e di që do të humbë dhe kjo dallohet lehtësisht. Pamë përpjekjet e tij dëshpëruara së fundmi për të hyrë fshehurazi në qeverinë e ndryshimit, me pretendimin qesharak se kërkon bashkim. Edi Rama, më në fund, e ka kuptuar që do të humbë dhe që e vetmja gjë që i ka mbetur është përpjekja për të vjedhur zgjedhjet.

Edie Rama po përpiqet t’i vjedhë zgjedhjet e pavarura e demokratike, po ne sot i themi prerë: Boll, nuk do t’ia dalësh!” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos