Basha nga Kamza: E diela e fitores po afron. Do të jetë pjesëmarrja më masive në historinë e vendit

Nga A2 CNN
20 Prill 2021, 16:55 | Politikë
Basha nga Kamza: E diela e fitores po afron. Do të jetë

“E diela e fitores po afron, do të jetë pjesëmarrja më masive në historinë e vendit dhe fitorja më e thellë e shqiptarëve të bashkuar dhe të vendosur për ndryshim”. Me këto fjalë iu drejtua kreu demokrat Lulzim Basha, qytetarëve të Kamzës, ku u prit nga qindra qytetarë. Ai tha se ndryshimi po vjen dhë këtë e ka parë në qindra sheshe nga Saranda në Tropojë, për t’i dhënë fund sundimit 8-vjeçar.

“Këtë e dëshmon kjo prani e jashtëzakonshme sot në Kamëz. E kam parë në sytë e nënave dhe baballarëve, e kam para në sytë e nënave, nga Saranda në Tropojë e prek dhe e shoh kudo padurimin, etjen për ndryshimin që po vjen dhe nuk ka forcë që ta ndalë sepse forca e ndryshimit ndodhet këtu në këtë shesh dhe dhjetëra qindra të tjerë si ky të mbushur me shpresë, besim e vendosmëri për t’i dhënë fund sundimit 8-vjeçar për ta larguar njëherë e mirë me votën më të madhe popullore, njeriun që për 8 vite e mbajti vendin peng dhe shkatërroi familjet tona, përbuzi banorët e të gjithë Shqipërisë, 8 vite dështime e mashtrime, tani po vjen ora e shqiptarëve për t’i dhënë përgjigje duke votuar numrin 9.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen më 25 prill drejt kutive të votimit për t’i dhënë vendit një fitore historike dhe t’i hapet rruga zhvillimit të vërtetë të vendit.

“Në 25 prill të gjithë bashkë drejt kutive të votimit, për nënat tona që kanë parë vatra e shtëpitë t’u boshatisen, për shkak të dështimeve të Edi Ramës. Do të jetë një fitore historike që do të mbahet mend për bashkimin e shqiptarëve si asnjëherë më parë. Sheshi është mbushur me demokratë, qëndrestarë, njerëz që kanë qenë në ballë të betejave tona, por në mes të këtij sheshi kam takuar edhe qytetarë që deri dje kanë qenë të pavendosur, por sot të vendosur për ndryshimin”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos