
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri i ka kthyer përgjigje Prokurorisë së Përgjithshme, lidhur me informacionin që ky institucion i kishte kërkuar për Tom Doshin, kandidatin për deputet të Partisë Social Demokrate.
Tashmë Prokuroria e Përgjithshme është në pritje të përgjigjes nga Interpol, para se t'i përcjellë një raport KQZ-së për Doshin.
Ambasadorja Yuri Kim disa herë ka përmendur emrin e Doshit, si një person të cilit i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara që në vitin 2018 për shkak se “është i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë”.
Megjithatë, kjo nuk e pengoi Doshin të përfshihej në listat për deputet të partisë Social Demokrate, të cilën edhe kryeson. (A2 Televizion)