“Numri yt nuk i duhet dreqit!”. Rama lexon në miting numrin e kartës së identitetit dhe sulmon Metën

Nga A2 CNN
20 Prill 2021, 18:44 | Politikë
“Numri yt nuk i duhet dreqit!”. Rama lexon në miting numrin e

Gjatë një tubimi në Elbasan, kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe një herë çështjes më të përfolur të ditëve të fundit, publikimit të një dokumenti që pretendohet se është në pronësi të Partisë Socialiste, ku mbahen të dhënat personale të votuesve të Tiranës.

“Dua t’u lexoj numrin tim. T’ua lexoj të gjithë atyre që janë shqetësuar nga kjo përpjekje e tërbuar për t’iu futur pasiguri, ankthin dhe për t’iu çoroditur sikur çfarë ka ndodhur”, tha Rama.

“Ja e morët, e ç'e doni, kujt i duhet? E dëgjuat “Liken” (Presidenti Ilir Meta)? Ne të dimë shumë gjëra ty, se ai numër nuk i duhet dreqit!”, shtoi kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos