Italia vuan ndaj Austrisë, por mbetet e pathyeshme

Nga A2 CNN
26 Qershor 2021, 22:52 | Futboll

Italia vuan përballë Austrisë, por ja del të kualifikohet pas fitores 2-1 në kohën shtesë. Takimi nis me ritëm shumë të lartë nga ana e “të kaltërve”, ndërsa shfaqin freski fizike përballë austriakëve që ngjeshen mirë në prapavijë.

Kërcënimi i parë vjen nga Nikolo Barela që godet me të jashtmen në një pozicion shumë të favorshëm por gjuajtja e tij ndalet me këmbë nga portieri Bakman. Në minutën e 32 Ciro Immobile i afrohet atij që do të ishte një realizim spektakolar. Goditja e befasishme e sulmuesit lacial gjen vetëm shtyllën.

https://a2news.com/2021/06/27/nuk-pesonte-gol-prej-1168-minutash-sasa-kalajdzic-ndalin-rekordin-italian/

Italian provon përgjatë gjithë kohës, por e ka të vështirë të thyejë mbrojtjen austriake. Në pjesën e dytë, italianët shokohen kur Arnautovic shënon me kokë, por pozicioni i sulmuesit austriak është i parregullt. VAR i rikthen frymën italianëve që gjithsesi ndjejnë lodhjen në minutat e mbetura dhe i drejtohen shtesës.

Federiko Kiesa, i sapofutur në fushë, kthehet në hero për Italinë kur shënon golin e zhbllokimit pasi shfaq aftësi të shkëlqyera me topin. Të kaltrit çlirohen plotësisht kur gjejnë edhe golin e dytë me Mateo Pesinën që vulos kualifikimin. Në minutën e 114, Kalajdzic ngushton diferencën, por vetëm kaq pasi Italia arriti të mbajë fitoren.

Përballë Italisë në çerekfinale do jetë një mes Portugalisë dhe Belgjikës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/27/nuk-leshuam-asnje-centimeter-donnarumma-uron-ekipin-duam-te-shkojme-deri-ne-fund/
https://a2news.com/2021/06/27/mancini-i-buzeqeshur-pas-fitores-ndeshjen-e-zgjidhen-lojtaret-e-stolit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos