Autobusi përplaset me kamionin, 22 të vdekur në Egjipt

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2019, 20:12 | Bota
Autobusi përplaset me kamionin, 22 të vdekur në Egjipt

Të paktën 22 persona mbetën të vdekur pas një aksidenti tragjik të një autobusi në Port Said, në Egjipt.

Gazeta shtetërore vendase, Al-Ahram, raporton se të paktën 8 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi autobusi u përplas me një kamion para se të dilte nga rruga.

“Aksidentet e rënda rrugore ndodhin çdo ditë në Egjipt për shkak të sigurisë së dobët rrugore dhe moszbatimit të rregullave të qarkullimit rrugore”, shkruan Al-Ahram.

Sipas të dhënave zyrtare vendase, në gjysmën e parë të vitit që po mbyllet, në Egjipt humbën jetën 1,567 persona, ndërsa 6,046 të tjerë mbetën të plagosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos