Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në një kishë në Teksas.
Policia ka bërë të ditur se ka marrë një telefonatë pak para orës 10:00 të mëngjesit se disa persona janë parë të plagosur me armë zjarri pranë kishës në White Settlement. Pasi mbërritën në vendngjarje, forcat e policisë gjetën tre persona të plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore.
Momenti kur autori nisi të qëllojë me armë
Ndërsa më pas, dy prej tyre ndërruan jetë si pasojë e plagëve të marra, një prej të cilëve autori i ngjarjes.
Ndërkohë, janë publikuar edhe pamje të autorit, i cili është futur i armatosur në kishën e mbushur me dhjetëra besimtarë. Për fat të mirë, një pjesëtar i kishës ka qëlluar autorin duke neutralizuar një tragjedi.
Autoritetet ende nuk kanë publikuar detaje në lidhje me këtë ngjarje. (A2 Televizion)