Autobusi përplaset me makinën, 5 të plagosur në Tiranë

Nga A2 CNN
10 Maj 2023, 11:13 | Kronikë
Autobusi përplaset me makinën, 5 të plagosur në Tiranë

Një autobus është përplasur me një makinë, në Sauk, duke shkaktuar plagosjen e 5 personave.

Policia njofton se është “përplasur autobusi me drejtues shtetasin B. H., me automjetin me drejtues shtetasin I. A. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi I. A., dhe një pasagjere në autobus, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tre pasagjerë të tjerë, pas kontrollit mjekësor, janë larguar nga spitali”.

Nga verifikimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit, shtetasi I. A., ka hyrë kundravajtje duke i dalë para autobusit dhe ka shkaktuar aksidentin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos