
Shërbimet e policisë në Memaliaj kanë nisur hetimet për dy persona të cilët dyshohet se kanë kërcënuar administratorin e njësisë administrative Buz që të mos merrte pjesë në zgjedhje.
Bëhet e ditur se pas kallëzimit të bërë nga ky i fundit, janë shoqëruar në ambientet e policisë K. Z., 44 vjeç dhe Y. H., 60 vjeç, banues në Memaliaj.
Incidenti dyshohet se ka ndodhur në fshatin Buz ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)