All - Paragraf - 1
Policia e Gjirokastrës ka bërë me dije se 3 persona janë plagosur mbrëmjen e sotme, pas një aksidenti automobilistik në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër.
Aksidenti ka ndodhur në orën 20:35, në vendin e quajtur Gërhot. Një makinë Ford, me drejtues shtetasin me iniciale E. D., rreth 20 vjeç, banues në Gjirokastër, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.



All - Paragraf - 3
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili u transportua në spital për të marrë ndihmën mjekësore, si dhe kanë marrë dëmtime të lehta dy pasagjerët që ndodheshin në automjet. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2